Cfarë besojmë ne

Në thelb, ne besojmë se tregu dhe preferencat ndryshojnë, kështu që kompanitë dhe individët që zgjedhin të konkurrojnë në këto tregje mund të përmirësohen vazhdimisht. Ndryshimi është i mundur vetëm nëse kuptojmë dhe mbështesim risitë brenda një sistemi.

Vizioni

Vizion ynë është të ideojmë, analizojmë dhe të përmirësojmë biznesin tuaj. Kompetencat e “3A Projects” i kanë rrënjët në origjinën e menaxhimit, marketingut dhe komunikimit të biznesit, të cilat shpeshherë përputhen me vendimet strategjike të vetë synimeve që klientët kanë për biznesin e tyre. 3A-ja fokusohet të udhëzojë punonjësit për të krijuar produkte të cilësisë së lartë dhe për të ofruar shërbime të kualifikuara.

Qëllimet

  1. Të identifikojmë dhe të implementojmë strategjinë e duhur për llojin e biznesit tuaj.
  2. “3A Projects” analizon, planifikon, zbaton dhe kontrollon projektet që synojnë shkëmbimet e zbatimit me tregjet e synuara për të arritur objektivat e koorporatës.
  3. Ne synojmë të përshtasim ofertën e produkteve apo shërbimeve për nevojat dhe kërkesat e këtyre tregjeve.
  4. Ne synojmë që në mënyrë efektive të përdorim teknikat e çmimeve, komunikimit dhe shpërndarjes për të informuar, motivuar dhe për t’i shërbyer tregut.
  5. Të krijojmë vlera për markën.
  6. Ne mbështetemi në konsulencën e marketingut, pra në teknikat specifike të drejtpërdrejta të këtij të fundit (të tilla si hulumtimi, blerja, krijimi dhe menaxhimi i listave të postimeve, dërgimi në internet i mesazheve reklamuese), për t’ju mundësuar afrimin e klientëve të rinj.
  7. Gjithashtu, “3A Projects” synon të realizojë prezantimin e ideve dhe projekteve tuaja tregut të gjerë. Pasi kemi analizuar kërkesat specifike të komunikimit klient-biznes, biznes- punëmarrës kemi zgjedhur të mbështetemi në një kreativitet të veçantë, tërheqës dhe konkret, të vetëdijshëm se çdo burim i përdorur duhet të shpenzohet për të arritur qëllimet tuaja. Suksesi juaj është suksesi ynë.

Përse 3A Projects

Objektivi i “3A Projects” është që të ndihmojë në një sërë nevojash menaxheriale specifike brenda hapësirës së gjerë të shërbimeve praktike dhe funksionale, siç mund të jenë:

  1. strategjitë e rritjes, të zhvillimit dhe të ekzekutimit;
  2. menaxhimi i portofolit;
  3. shkrirja e dy ose më shumë kompanive;
  4. përmirësimi i produktivitetit dhe efikasitetit;
  5. marketingu dhe vlerësimi i tregut;
  6. infrastruktura IT;
  7. menaxhimi i marrëdhënieve me të tretët;
  8. Konceptim i ideve, organizim dhe menaxhim i projekteve.

Ne bëjmë të mundur krijimin e një progres biznesi. Ne i ndihmojmë sipërmarrësit dhe organizatat jofitimprurëse të zhvillojnë dhe vlerësojnë strategjitë që avancojnë idetë e tyre.

Gjithashtu, i ndihmojmë të krijojnë strategji të ndikimit social për të forcuar biznesin e tyre. Ne punojmë së bashku me klientët, krah për krah, për arritje qëllimesh.

Ne jemi të përkushtuar që të rritim bizneset e klientëve tanë duke përqafuar teknologjinë, duke zhvilluar partneritete të forta dhe duke ofruar nivelet më të larta të kënaqësisë së klientit. Një proaktive dhe me një ekip ekspertësh, ju ndihmojmë të kurseni kohë dhe energji e të fitoni para. Ne i ndihmojmë kompanitë e produkteve të konsumit të bëhen më të suksesshme duke identifikuar se ku duhet të përqendrohen për të ndërtuar vlerën më të madhe.

Ekipet tona bashkëpunojnë me klientët për të zhvilluar objektiva të përbashkëta, përcaktojnë rolet dhe përgjegjësitë, propozojnë rekomandime dhe zbatojnë zgjidhje praktike.

“Energjia dhe entuziazmi jonë transmetohen. Ne jemi të frymëzuar për një ndikim të qëndrueshëm pozitiv”

Si mund t’ju ndihmojmë?

Për tu konsultuar se si ekipi ynë mund të ndihmojë biznesin tuaj, ju lutem…… na kontaktoni