“3A Projects” ofron shërbimin e ekspertëve profesionistë në studimin e tregut.

Ne i ndihmojmë kompanitë të identifikojnë dinamikën e tregut dhe industrive, si dhe forcat përcaktuese të ndryshimit.

Ne i ndihmojmë bizneset në zhvillimin dhe zgjerimin e perspektivave të tyre, si dhe në kuptimin e nevojave dhe “feedback”-ut të klientëve.

“3A Projects” përgatit një studim të detajuar sipas profilit të klientit dhe nevojave të tij specifike.

“3A Projects” është e përkushtuar për të prezantuar klientin me avantazhet që derivojnë nga aplikimi korrekt i teknikave të marketingut modern. Ne përdorim një menaxhim marke (brand management) që nuk anashkalon iniciativat e kompanisë, por që i integron dhe mbi të i përmirëson ato. Portofoli ynë përfshin asistencë profesionale në:

Organizimi eventesh dhe promovim i korporatave;

Marketing Tradicional & Digital

Zhvillim Brand-i;

Pozicionim produkti.

  • Shërbimet Inxhinierike;
  • Shërbimet elektrike;
  • Projektim dhe zbatim;
  • Interior dhe Exterior Design.
  • Arredim.

Firma jonë ofron një ekip ekspertësh të konsulencës ligjore.

Ne ofrojmë një paketë të plotë të këshillimit dhe mbështetjes ligjore dhe logjistike për të gjitha kompanitë e huaja që duan të fillojnë aktivitetet e tyre në Shqipëri.

Ne gjithashtu ofrojmë ndihmë për: Shërbimet e Migracionit Ndërkombëtar; Regjistrim ligjor i kompanive; Rekrutim dhe trajnim i Burimeve Njerëzore.

“3A Projects” ndihmon kompanitë dhe klientët e saj në menaxhimin e marrëdhënieve me shtetin.

Ne ofrojmë shërbime për një gamë të gjerë të reformave të qeverisjes dhe administratës publike, të krijimit të ligjit dhe të politikave.

Gjithashtu, ne ofrojmë shërbime konsulence për biznesin.

“3A Projects” vë në dispozicion një ekip të specializuar që ofron shërbime të konsulencës financiare.

Ne i ndihmojmë klientët të përmirësojnë menaxhimin e marrëdhënieve me investitorët.

Ne analizojmë objektivat e klientëve dhe mbështesim zhvillimin e strategjive të portofolit, vendimet e investimeve dhe mundësitë e financimit që lidhen me qëllimet e tyre.

Ne do të ndihmojmë klientët të përgatisin të gjitha dokumentet sipas Autoritetit Tatimor Shqiptar, si: përgatitjen e raporteve financiare të kontabilitetit, dokumentimin dhe zbatimin e procedurave të kontabilitetit, përgatitjen e buxheteve dhe analizave, dhe shërbime të tjera financiare.

“3A Projects”, shoqëri lider në sektorin e shërbimeve ndaj aktiviteteve të biznesit dhe sipërmarrjeve të specializuara në menaxhim të përkohshëm, jep suport për zhvillim të qëndrueshëm të kompanive deri në maturimin e tyre në treg. Cfarë realizojmë:

1. Plani i Biznesit;
2. Pasqyra e kostove fillestare;
3. Financimi;
4. Kërkimi i mjedisit;
5. Studimi i konkurrencës;
6. Krijimi i organigramës së kompanisë;
7. Rekrutim dhe trajnim i Burimeve Njerëzore;
8. Planifikim dhe zhvillim marketingu;
9. Interior dhe Exterior Design;
10. Konsulencë ligjore;
11. Konsulencë financiare.

3A Projects me stafin e saj profesional dhe të çertifikuar ofron, organizon dhe implementon module të ndryshme për ngritjen e kapacitetit të stafit të biznesit, apo kompanisë suaj. Ky shërbim konsiderohet si një nga pikat më të forta të 3A Projects.
Për kompanitë dhe individët e interesuar, trajnimet që zhvillohen u përkasin shërbimeve të poshtëshënuara:

  • Brand Management [Krijimi i koncept/ideve për brand-in tuaj]
  • Studim Tregu
  • Rëndësia e Marketing-ut
  • Planifikimi Strategjik për biznesin tuaj
  • Komunikim profesional,
  • Negocimi – Si të shesim produktin tonë
  • Zhvillimi i një strategjie marketingu
  • Reklamimi i biznesit tuaj
  • Rëndësia e shfrytëzimit të teknologjisë informative dhe rrjetevesociale, për promovimin e punës tuaj
  • Çfarë është një Konsulent Menaxhimi
  • Përcaktimii praktikës/shërbimit tuaj
  • Aftësitë e nevojshme për sukses dhe fitim

 

Si mund t’ju ndihmojmë?

Për tu konsultuar se si ekipi ynë mund të ndihmojë biznesin tuaj, ju lutem…… na kontaktoni