3A Projects kanë gjykimin e thelluar dhe zgjidhjet e nevojshme për t’iu përgjigjur çështjeve specifike lokale, qoftë qëllimi përfundimtar ristrukturimi i qendrave të qytetit ose krijimi i lagjeve të reja. Që nga fillimi i një projekti, ne marrim parasysh shqetësimet e ndryshme ekonomike, sociale, shoqërore dhe mjedisore, të qenësishme për projektin.

Ekipi ynë ekspert mbulon një numër çështjesh komplekse:

Drejtimin e projekteve urbane në shkallë të gjerë që përfshijnë strehimin, hapësirën e zyrave, dyqanet me pakicë, institucionet publike dhe objektet; respektimi i frymës së mjedisit rrethues dhe grumbullimin e sa më shumë pjesëmarrësve në projekt; asistimin e autoriteteve lokale në zgjedhjet e tyre nga specifikimet fillestare dhe studimet paraprake deri në dorëzimin e projektit e në vazhdimësi; parashikimi i ndryshimit të nevojave të komunitetit dhe formimi i qyteteve të nesërme duke ruajtur si qendër të vëmendjes risitë dhe qëndrueshmërinë e projektit.

3A Projects përpiqet të bashkojnë të gjithë faktorët lokalë rreth një qëllimi të përbashkët, nisur nga një qasje inovative e kontribuese dhe nga një vendosmëri e përbashkët për të vënë nevojat e individëve në zemër të procesit të planifikimit urban.

3A Projects ka arritur të dallohet në treg si një kompani specialiste ndërtimi dhe zhvilluese e pronave. Si rezultat, ne jemi një emër i besuar në të gjitha segmentet e tregut, përfshirë strehimin, zyrat, hotelet, qendrat tregtare, rezidencat e shërbimit, shtëpitë e pensionit dhe objektet e kujdesit për moshat.

3A Projects trajton çdo rast në mënyrë të veçantë dhe jep ndihmë të personalizuar për klientët e tij në sektorin privat e publik në secilën fazë të projektit. Kjo përfshin hulumtimin e truallit, projektimin, zhvillimin dhe mirëmbajtjen e mëvonshme të ndërtesave.

3A Projects është i specializuar në projekte të reja ndërtimi dhe rinovimi, si në sektorin publik, ashtu edhe në atë privat. Ekipet tona të kualifikuara janë të afta të ndërmarrin projekte thellësisht komplekse dhe janë të përpiktë në ndihmën që i japin klientëve në çdo fazë, nga projekti fillestar deri te konkretizimi.

Qasja e kompanisë sonë bazohet në konsolidimin e gamës së plotë të aftësive ndër-funksionale që zotëron, që në fazat e hershme të një projekti. Kjo lejon që ekipet tona të perceptojnë projektet e ndërtimit në tërësinë e tyre, që nga faza fillestare e projektimit, deri te zbatimi i projektit dhe mirëmbajtja.

3A Projects i kushton vëmendje të veçantë inovacionit, një faktor që e ka çuar kompaninë drejt hyrjes me sukses në tregje të reja. Ekspertiza jonë në teknikat inteligjente të ndërtimit modular e ka bërë kompaninë të njohur në ndërtimin e strukturave me kornizë druri.

Si mund t’ju ndihmojmë?

Për tu konsultuar se si ekipi ynë mund të ndihmojë biznesin tuaj, ju lutem…… Na Kontaktoni